Kthehu lart

Chelsea vendos për të ardhmen e Sarrit

Chelsea vendos për të ardhmen e Sarrit GazetaExpress

Chelsea nuk do ta shkarkojë trajnerin Maurizio Sarri, përkundër rezultateve të dobëta së fundmi. Kjo pasi trajneri italian e ka përkrahjen e njërit prej drejtuesve të klubit londinez.

Drejtoresha Marina Granovskaia do ta përkrahë Sarrin deri në momentin kur arritja e një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve duket e pamundshme, sipas Times, përcjell Gazeta Express.

Për Chelsean kjo ka qenë një javë e vështirë, pasi u turpërua 6:0 nga Manchester City në Premierligë. Për më tepër, i raportua se ekipi i parë i të kaltërve u mposht në stërvitjen e së martës edhe nga një ekip i të rinjve.

Por, e ardhmja e Sarrit do të vendoset në fushën e lojës në javët e ardhshme.

Gjatë javëve të ardhshme, Chelsea do të përballet me Malmon në Evropa Ligë, Manchester Unitedin në rrethin e pestë të FA Cup, Manchester Cityn në finale të Kupës së Ligës dhe me Tottenhamin në Premierligë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 18:56
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera