Kthehu lart

Chelsea synon ta forcojë pozitën e katërt me fitore ndaj Newcastle, formacionet

Chelsea synon ta forcojë pozitën e katërt me fitore ndaj Newcastle, formacionet GazetaExpress

Pas humbjes së Arsenalit ndaj West Hamit, Chelsea do të kërkojë ta mposhtë Newcastle Unitedin sot në “Stamford Bridge”, në mënyrë që ta forcojë pozitën e katërt në Premierligë.

Skuadra e Maurizio Sarrit e nisi me barazim vitin 2019 në Premierligë, pasi u ndal nga Southamptoni javë më parë, prandaj tani synon fitore ndaj një skuadre në krizë, siç është Newcastle, raporton Gazeta Express.

Me fitore eventuale, të kaltrit do të grumbullonin 47 pikë në vendin e katërt, duke e ngritur në gjashtë pikë epërsinë ndaj vendit të pestë, Arsenalit, dhe duke iu afruar në vetëm një pikë vendit të tretë, Tottenhamit.

Newcastle, ndërkohë, është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në ligë, dy humbje dhe dy barazime, në luftën për të qëndruar në ligë.

Takimi mes Chelsea dhe Newcastle nis në orën 18:30 dhe zhvillohet në “Stamford Bridge” në Londër.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Chelsea:

Newcastle:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 17:31
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera