Kthehu lart

Chelsea e zbret çmimin e Hazardit

Chelsea e zbret çmimin e Hazardit GazetaExpress

Futbollistit belg në fund të sezonit do t’i mbesin vetëm 12 muaj kontratë

Chelsea do të jetë e detyruar ta zbresë çmimin për Eden Hazardin, shkruan Gazeta Express.

Mediat britanike shkruajnë se “Blues” e vlerësojnë yllin e tyre afro 200 milionë euro.

Por, fakti se në fund të këtij sezoni atij do t’i mbesin vetëm 12 muaj kontratë ka bërë që klubi londinez ta zbresë çmimin e mesfushorit ofanziv belg.

Tashmë nuk është sekret që Hazard e ka një admirim për Real Madridin dhe që dëshiron të transferohet tek kampioni evropian.

Ish-futbollisti i Lille e ka refuzuar disa herë vazhdimin e kontratës me Chelsean. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Janar 2019 11:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera