Kthehu lart

Brugge ia parkon autobusin kot Dortmundit

Brugge ia parkon autobusin kot Dortmundit GazetaExpress

Club Brugge ja ka parkuar autobusin skuadrës gjermane Borussia Dortmund , e cila megjithatë fitoi pasi që shënoi një gol në minutën e 84’të te ndeshjes

Kampioni i Belgjikës, Club Brugge ka përdorur taktikën e parkimit të autobusit, e njohur nga Mourinho sonte në Belgjikë në ndeshjen kundër Borussia Dortmund.

Dortmundi e ka dominuar pjesën e parë të këtij takimi por gol nuk ka pasur.

Reus ishte disa herë në pozitë të mirë për të shënuar gol mirëpo nuk arriti që ta bëj këtë.

Edhe vendasit ishin të rrezikshëm dhe disa herë ishin afër për të shënuar gol.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

E njëjta ngjarje ndodh edhe në pjesën e dytë, ku Dortmund dominon por nuk arrin që të shënoi gol deri në minutën e 84’të kur Pulisic shënon gol të bukur.

Club Brugge është në Grupin bashkë me Borussia Dortmund, Monacon dhe Atletico Madridin. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Shtator 2018 22:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera