Kthehu lart

Boateng thotë se ende përjeton racizëm në Gjermani

Boateng thotë se ende përjeton racizëm në Gjermani GazetaExpress

Ylli i Bayern Munichut, Jerome Boaten, ka thënë se ai ende përjeton forma të racizmit në Gjermani.

Boateng ishte pjesë e Kombëtares gjermane në triumfin e Botërorit në vitin 2014, mirëpo ai ende dëgjon kore raciste, sidomos zërat si majmun që lëshojnë tifozët, transmeton Gazeta Express.

“Kur jam në qosh të stadiumit shpesh i dëgjoj të bëmat si majmun”, ka thënë Boateng, i cili ka 76 paraqitje për Gjermaninë.

“Disa herë ata thonë kështu ‘shko atje nga ke ardhur”, ose thonë kështu ‘ti m*t i zi”.

Boateng ka origjinën nga Gana, pasi babai i tij është ganez, mirëpo mbrojtësi ka lindur dhe është rritur në Gjermani. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Nentor 2018 19:49
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera