Kthehu lart

Bledi Shkëmbi largohet nga Liria

Bledi Shkëmbi largohet nga Liria GazetaExpress

Bledi Shkëmbi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Lirisë menjëherë pas mbarimit të sezonit 2017/18 të Superligës së Kosovës.

Në mars ai pranoi të qëndronte te klubi nga Prizreni pasi mori garanci se bordi i klubit do t'i kryente vetëm punët që i takonin.

Shkëmbi pas ndeshjes që Liria në muajin mars e fitoi ndaj Ferronikelit, kishte treguar se raportet e ekipit, përkatësisht trajnerit dhe lojtarëve, nuk ishin të mira me kryetarin e ri të klubit, Qemal Krasniqi.

Pas tejkalimit të këtyre mosmarrëveshjeve, Shkëmbi i ndihmoi Lirisë që të mbetej në Superligë, duke mbyllur sezonin në pozitën e shtatë.

Në një postim në Instagram ai ka falënderuar klubin për mundësinë që ia dha që të fitonte përvojë si trajner. /Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2018 22:48
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera