Kthehu lart

Bersant Celina asiston në barazimin e Swansea City me Prestonin

Bersant Celina asiston në barazimin e Swansea City me Prestonin GazetaExpress

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina ka dhënë kontributin e tij që Swansea City ta fitojë një pikë të shtunën në Championship – nivelin e dytë të futbollit anglez – duke asistuar në barazimin 1-1 ndaj Prestonit.

Swansea – që është duke luftuar për një vend në play-off për t’u rikthyer në Premierligë – u ndal me barazimin 1-1 nga Prestoni, skuadra që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Championship, raporton Gazeta Express.

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, mesfushori atakues i Kosovës Celina e gjeti Baker-Richardsonin në zonë me një pasim të thjeshtë me të majtën, duke i ndihmuar Cityt të kalojë në epërsi 1-0.

Në 27 ndeshje deri tani në Championship, Celina ka luajtur në 24 prej tyre, 22 herë si titullar dhe dy herë tjera si zëvendësues. 

Ai i ka shënuar katër gola dhe i ka bërë katër asistime në këto 24 ndeshje. 

Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, Prestoni e barazoi rezultatin në 1-1, duke ia mohuar fitoren Sëanseas.

Swansea tani ngel gjashtë pikë larg vendin të gjashtë, pozitës së fundit që siguron play-offin për promovim në Premierligë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 18:22
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera