Kthehu lart

Barcelona – Girona: Tjetër rekord për Messin

Barcelona – Girona: Tjetër rekord për Messin GazetaExpress

Në tetorin e vitit 2004, Frank Rijkaardi vendosi ta bëjë një ndryshim në ndeshjen e Barcelonës kundër Espanyolit duke e futur në lojë Lionel Messin e ri.

Në atë moment, një legjendë e La Ligas lindi, transmeton Gazeta Express.

Tani, me 442 ndeshje më shumë dhe me shumë rekorde të thyera të tij, Messi do ta shtojë edhe një rekord tjetër, duke u bërë lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në La Liga me ndeshjen e sotme kundër Gironas në “Camp Nou”.

Në 15 stinoret e tij, ai i ka fituar 320 ndeshje, 66 barazime dhe vetëm 37 humbje.

Argjentinasi do ta zërë vendin e Dani Alvesit, i cili e kishte këtë rekord deri më tani. Girona nuk ka kujtime të mira me Messin, i cili i shënoi dy gola në fitoren 6-2 të Barcelonës në stinorin e kaluar.

Ndeshja pritet të zhvillohet sonte prej orës 20:45. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Shtator 2018 12:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera