Kthehu lart

Babai i Neymarit zbardh të vërtetën mbi lajmet se braziliani po i përgjërohet Barçës ta kthejë në klub

Babai i Neymarit zbardh të vërtetën mbi lajmet se braziliani po i përgjërohet Barçës ta kthejë në klub GazetaExpress

Babai i Neymarit, Neymar Santos Sr. i ka quajtur të rreme lajmet se i biri i tij është duke u përgjëruar të kthehet në Barcelonë.

Mediat botërore, ato në Spanjë në veçanti, kanë raportuar vazhdimisht se Neymari mund dhe dëshiron të kthehet në La Liga, dhe ato të së premtes e kanë detyruar babanë e tij të reagojë në rrjetet sociale, duke mohuar çdo gjë, transmeton Gazeta Express. 

Ai u largua nga gjiganti katalonas në verën e vitit 2017 për një shumë rekord absolut botëror, 222 milionë euro. 

El Mundo raportoi sot se Neymar është duke u përgjëruar të kthehet në "Camp Nou", duke pohuar se i ka telefonuar drejtuesve të klubit plot pesë herë për t'ia mundësuar kthimin. 

Sipas El Mundo, 26-vjeçari e ka shprehur zhgënjimin dhe pendesën për largimin nga Spanja. 

Por, Neymar Santos Sr. megjithatë, i ka hedhur poshtë këto lajme përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai e ka publikuar një fotografi të këtë lajmi dhe ia ka vënë mbishkrimin "Lajme të rreme".

Neymari nënshkroi kontratë pesëvjeçare pas transferimit në PSG, e cila e parasheh atë në klub deri në vitin 2022. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 19:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera