Kthehu lart

​Avdijaj shënon gol dhe ndëshkohet me të kuq (Video)

​Avdijaj shënon gol dhe ndëshkohet me të kuq (Video) GazetaExpress

Albion Avdijaj ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin zviceran ku ka shënuar sërish gol

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Albion Avdijaj, në njërën anë ka shpëtuar skuadrën e tij derisa në anën tjetër i ka lënë në lloq duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Në ndeshjen mes Zurichut dhe Vaduzit, Ablioni ka qenë vendimtar për pikën e fituar të skuadrës së tij Vaduz pasi shënoi gol në minutën e 69-të në ndeshjen që përfundoi 1:1.

Vetëm katër minuta pasi shënoi golin, sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe u përjashtua nga ndeshja duke lënë në një situatë aspak të mirë skuadrën e tij.

Ky ishte goli i dytë për Albionin në dy javët e fundit në elitën e futbollit zviceran. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Nentor 2015 21:27
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera