Kthehu lart

Asnjë lojtar i Real Madridit s’është madje as në top 232 të parët për Këpucën e Artë

Asnjë lojtar i Real Madridit s’është madje as në top 232  të parët për Këpucën e Artë GazetaExpress

Momentalisht, Real Madridi nuk ka asnjë lojtarë në listën e 232 lojtarëve në garë për Këpucën e Artë.

Boshllëku i madh që ka lënë Cristiano Ronaldo në Real Madrid pas largimit të tij është i dukshëm, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez rregullisht ka qenë në këtë garë sa ishte në Real Madrid, dhe është në garë përsëri edhe  këtë vit me Juventusin, mirëpo në këtë stinor Real Madridi nuk ka asnjë lojtarë në renditjen prej 232 lojtarëve.

I pari është Kylian Mbappe deri më tani me 12 gola, kurse Cristiano Ronaldo deri më tani i ka 10 gola në Serie A me “Zonjën e Vjetër”.

Lojtari me më së shumti gola në Real Madrid është Karim Benzema me pesë gola, i cili pozicionohet në vendin e 233-të, ndera Sergio Ramos me katër gola tregon për problemet që ka klubi mbretëror me sulmin në këtë stinor. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Dhjetor 2018 10:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera