Kthehu lart

Asensio: Nuk planifikoj që tërë jetën ta barti numrin 20

Asensio: Nuk planifikoj që tërë jetën ta barti numrin 20 GazetaExpress

“Me apo pa Cristianon, unë kam shikuar përpara për një sezon të ri dhe shpresoj që të luaj një rol të rëndësishëm në skuadër”

Kështu ka thënë për Panenka, sulmuesi i Real Madridi, Marco Asensio.

Do të jetë viti i Marco Asensios. Sulmuesi i Real Madridit është gati për ta marrë hapin definitiv duke treguar se është njëri prej liderëve të skuadrës se tij.

Pas largimit të Cristianos për në Juventus, klubi vendosi që të sjell edhe një emër të madh për ta zëvendësuar duke i dhënë mundësi dhe liri Asensios për ta treguar talentin e tij. Në ndeshjen e brendshme në Ligën e Kombeve, Asensio tregoi çfarë është në gjendje të bëj – duke shënuar dy gola të mrekullueshëm derisa Spanja mundi Kroacinë 6-0.

22 vjeçari ka ambiciet e tij tani dhe ato i ka treguar për revistën e Panenka të kësaj jave.

“Me apo pa Cristianon, jam hyrë në këtë sezon me plot shpresë, me qëllimin që të jem në formacion i rregull për të luajtur një rol më të rëndësishëm timin. Shpresoj që kjo të ndodh – kam filluar mirë sezonin dhe besoj që të shkoj kështu mirë deri në fund”, ka thënë ai për rolin e ri në Real Madrid.

“Nu dua që tërë karrierën time ta barti numrin 20 – mendoj që kjo i shpjegon të gjitha se si ndihem. A do ta ndryshojë? Natyrisht, të shohim çfarë do të ndodh”, ka thënë ai kur është pyetur për ndërrimin e numrit. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shtator 2018 22:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera