Kthehu lart

Arjen Robben e pranon se bëri me hile: Simulova për një penallti (Foto)

Arjen Robben e pranon se bëri me hile: Simulova për një penallti (Foto) GazetaExpress

Arjen Robben e ka pranuar se ka simuluar në penallti...por jo pse ndeshja po shkonte drejt shtesave por për shkak që Holanda ta eliminonte Meksikën.

Arjen Robben ka pranuar se ai është përpjekur që ta mashtrojë arbitrin në fitoren 2-1 të Holandës kundër Meksikës.

Holandezi ka treguar se ai ka stimuluar pak duke u përpjekur që ta fitonte një penallti – por kjo jo për minutën e 93 ku ai e mori penalltinë që ja sigurojë Holandë kalimin në çerekfinale.

Robben pati dy herë ankesa për penallti që ja mohoi arbitri – para se Klas Jan Hungelaar të shënonte në kohën shtesë të pjesës së dytë – ku pas ndeshjes ai i ka kërkuar falje arbitrit portugez Pedro Proenca se është përpjekur ta mashtronte gjatë ndeshjes.

“Duhet ti kërkojë falje atij”, tha Robben. “Kjo në fund ishte një penallti, të tjerat ishin simulim, po flasim për pjesën e parë. Nuk është dashur ta bëj këtë”.

Pavarësisht kësaj, mediat kanë filluar të thonë se Robben simuloi edhe në penalltinë që u akordua në minutën e 93, por Robben insiston se në atë rast kishte kontakt dhe penalltia ishte e merituar.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 29 Qershor 2014 22:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera