Kthehu lart

Ankohet Wanda: Interi s’po e mbron Icardin

Ankohet Wanda: Interi s’po e mbron Icardin GazetaExpress

Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara pohon se Interi nuk është duke e mbrojtur mjaftueshëm sulmuesin argjentinas.

Ajo u ankua se gjëra të këqija janë thënë nga brenda klubit në lidhje me vazhdimin e kontratës së Icardit, bisedimet për të cilin po vazhdojnë duke u zvarritur, transmeton Gazeta Express.

“Unë nuk e kam përmendur ripërtëritjen. Kur klubi më thirri, ishte që ne të njiheshim më mirë dhe të flisnim për gjëra tjera”, tha Wanda.

“Dua që Mauro të mbrohet më shumë nga klubi sepse nganjëherë gjëra të këqija po dalin nga brenda. Prioriteti është Interi: Nuk jemi në për ngut, sepse ai i ka edhe dy vite të mbetura në kontratë”, theksoi ajo. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 10:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera