Kthehu lart

Zbulohen emrat e të nominuarve për çmimin "Ambasadorët Shqiptarë të Sportit"

Zbulohen emrat e të nominuarve për çmimin "Ambasadorët Shqiptarë të Sportit" GazetaExpress

​Shpallen nominimet për çmimet “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit”, një iniciativë kjo e re për të promovuar imazhin e Shqipërisë përmes sportit. Ky event nderon për herë të parë sportistët dhe trajnerët shqiptarë për performancën jashtë Shqipërisë.

Presidenti i shoqatës “Ambasadori i Futbollit Gjerman”, Roland Bischof, mori fjalën në konferencë si iniciuesi i kësaj nisme, duke theksuar se ky event do të mbështesë të gjithë sportistët jashtë Shqipërisë, që e meritojnë dhe kanë përçuar vlera. Kryetari i jurisë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zbuloi të nominuarit për Çmimin kryesor. Ata janë: Lorik Cana, Edvin Murati dhe Igli

Tare (të tre futbollistë). Për Çmimin e Nderit u nominuan: Ansi Agoll (futbollist), Elizabeta Karabolli (qitëse) dhe Majlinda Kelmendi (xhudiste). Të nominuar për çmimin e të rinjve janë vojelbollistja Erblira Bici, atleti Izmir Smajlaj dhe portieri Thomas Strakosha. Konkurrojnë për Çmimin e Publikut: Eerald Dervishi, Haki Doku, Elseid Hysaj, Luiza Gega, Luan Krasniqi dhe Ervin Skela.

Fituesit e çmimeve “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit” do të shpallen në një mbrëmje gala, më 28 shtator, në Pallatin e Brigadave. Në juri janë emra të njohur si ish-trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi, gazetari Dritan Shakohoxha apo trajnerja e basketbollit, Mirza Alibegaj.

Çmimi Kryesor: Lorik Cana, Edvin Murati, Igli Tare.

Çmimi i Nderit: Ansi Agolli, Elizabeta Karabolli, Majlinda Kelmendi.

Çmimi “New Entry”: Erblira Bici, Izmir Smajlaj, Thomas Strakosha.

Çmimi i Publikut: Erald Dervishi, Haki Doka, Elseid Hysaj, Luiza Gega, Luan Krasniqi, Ervin Skela. /SS/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 04 Shtator 2018 13:54
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera