Kthehu lart

Allegri zbulon përse e ka refuzuar Real Madridin

Allegri zbulon përse e ka refuzuar Real Madridin GazetaExpress

Max Allegri ka zbuluar tentativat e Real Madridit për ta ulur në stol, pas largimit të Zinedine Zidane.

Ky lajm bëri bujë të madhe, por në fund Allegri vendosi të qëndrojë te Juventusi, një vendim i vështirë për trajnerin italian që ka sqaruar  atë moment delikat duke dhënë edhe motivet e refuzimit.

“Refuzova Real Madrid sepse kisha marrë një angazhim me presidentin Agnelli”, u shpreh ai.

“Pra, respekt maksimal për Juventus dhe për mbajtjen e fjalës së dhënë”.

“Dy argumente këto që më diktuan qartësisht të refuzoja ofertën e Real Madrid, klubit më të madh në botë, ëndërr e të gjithë trajnerëve”, shtoi ai.

“Do të isha hipokrit nëse nuk do të pranoja nderimin për konsideratën e Real, por jam absolutisht i bindur për zgjedhjen e bërë”, shtoi ai mes tjerash.

“Unë një emblemë si Buffon ose Del Piero? Nuk dua absolutisht të krahasohem me ata, sepse janë futbollistë që kanë shkruar historinë e Juventus, ndërsa unë ndodhem këtu prej vetëm katër vitesh”, deklaroi Allegri. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 11:31
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera