Kthehu lart

Allegri s’e shikon dot Ronaldon duke gjuajtur penalltinë

Allegri s’e shikon dot Ronaldon duke gjuajtur penalltinë GazetaExpress

Penalltia vendimtare e Cristiano Ronaldos në fitoren 1-0 të Juventusit në derbin torinez ndaj Torinos të shtunën në Serie A, ishte e papërballueshme për nervat e Massimiliano Allegrit.

Kampioni në fuqi i Serisë A ishte nën nivel për pjesën më të madhe të ndeshjes në një betejë të ashpër, por iu dha rasti për t’i rrëmbyer të tri pikët kur portieri vendas Salvador Ichazo e rrëzoi Mario Mandzukicin në zonë, pas një pasimi të tmerrshëm prapa të sulmuesit Simeone Zaza, transmeton Gazeta Express.

Ichazo, i cili u paraqit për Torinon për herë të parë që prej janarit 2016, për pak sa nuk u bë hero duke e prekur topin e Ronaldos, por pamjaftueshëm për ta mbrojtur.

Allegri nuk e kishte shikuar fare këtë penallti, gjë të tillë, thotë ai, nuk e bën pothuajse kurrë.

“Nuk e shikova penalltinë, ia ktheva shpinën. Rrallë herë i shoh penalltinë, të jem i sinqertë”, tha Allegri për DAZN, pas tetë fitoreve radhazi në ligë, me ekipin e tij që tani ka 11 pikë më shumë se Napoli. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 09:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera