Kthehu lart

Albin Tahiri i pafat në Kampionatin Botëror “Are 2019”

Albin Tahiri i pafat në Kampionatin Botëror “Are 2019” GazetaExpress

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ishte i pafat në garën e sotme në kombinim alpik të Kampionatit Botëror “Are 2019”, që po mbahet në Suedi.

Në lëshimin e parë doli i 52-ti me kohë 1:12.02 sekonda, ndërsa në lëshimin e dytë doli nga shtegu.

Albini tani do të garojë në sllallom dhe sllallom të madh, ku synon të arrijë rezultate pozitive.

Tahiri është skitari i vetëm që e ka përfaqësuar vitin e kaluar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në pesë disiplina. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 21:07
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera