Kthehu lart

Akili i artë në Paris, shkruan suksesin më të madh të Kosovës në xhudon e meshkujve

Akili i artë në Paris, shkruan suksesin më të madh të Kosovës në xhudon e meshkujve GazetaExpress

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në grand slamin e Parisit të shtunën pasdite, duke shënuar kështu suksesin më të madh të Kosovës në xhudon e meshkujve.

Akili e mundi xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, për ta rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë, raporton Express.  

Në gjysmëfinale xhudisti kosovar e mposhti atë nga Mongolia, Tsend Ochir.

Xhudisti kosovar ka fituar dy medalje në këtë fillim vit, pas të argjendtës që e rrëmbeu në turneun grand prix në Tunizi muajin e kaluar.

Ndërkohë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë. Me kaq, Kosova i siguron dy medalje nga turne më i rëndësishëm grand slam në xhudo në botë.

Fatkeqësisht, Nora Gjakova humbi në rundin e dytë dhe u eliminua nga ky grand slam duke mbetur pa medalje. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Shkurt 2018 19:02
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera