Kthehu lart

A kishte probleme Shaqiri me Guardiolan? Zbulohet gjithçka

A kishte probleme Shaqiri me Guardiolan? Zbulohet gjithçka GazetaExpress

Xherdan Shaqiri më në fund ka folur për raportet që kishte me Pep Guardiolan te Bayern Munich

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme me Pep Guardiolën sa ishin bashkë në klubin gjerman, Bayern Muenchen.

"Është e vërtetë se situata ime sportive me ardhjen e Guardiolës ndryshoi. Por unë kurrë nuk pata probleme me të”, ka deklaruar Shaqiri për Spox.

“Për fat të keq unë u lëndova disa herë. U bëra i pakënaqur, pasi nuk mund të jepja kontributin tim siç e kisha dhënë edhe në edicionin kur fituam tripletën", ka thënë Shaqiri.

Ylli i Stoke Cityt te Bayern Muencheni luajti nga vera e vitit 2012 deri në janar të vitit 2015, nga ku ishte transferuar te Interi. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 20 Dhjetor 2016 08:47
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera