Kthehu lart

​11 mënyrat më të çuditshme për të shënuar nga pika e penalltisë

​11 mënyrat më të çuditshme për të shënuar nga pika e penalltisë GazetaExpress

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, bota e futbollit ishte habitur nga mënyra se si Aritz Duriz e kishte shënuar golin nga pika e penalltisë, në ndeshjen kundër Real Valladolidit. Për këtë arsye edhe është publikuar një video me 11 mënyrat më të çuditshme për të shënuar nga 11-metërshi.

Aduriz e kishte shënuar golin e vetëm në atë ndeshje në mënyrë të pazakonshme, pasi që nuk e kishte bërë asnjë hap para se ta gjuante penalltinë. Kjo gjë e kishte habitur portierin Jordi Masipin, i cili nuk kishte arritur ta mbronte portën e tij, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, siç shihet në këtë video, kjo nuk është hera e parë që penalltitë përdoren nga futbollistët si rast për ta treguar kreativitetin që kanë. Në këtë video janë grumbulluar 11 mënyra të çuditshme shënimit të penalltive, të shënuara nga lojtarë si Lionel Messi, Paul Pogba e madje edhe Zinedine Zidane.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Janar 2019 10:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera