Zyrtare: Walter Mazzarri emërohet trajner i ri i Torinos


04/01/2018

Kjo pasi sot më herët Sinisha Mihajlovic u shkarkuar nga posti i trajnerit pas humbjes 2-0 ndaj Juventusit në çerekfinale të Kupës së Italisë, transmeton Express.

Mazzarri doli shpejt si njeriu favorit për ta zëvendësuar atë, dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se rolin e trajnerit të ekipit të parë ia ka besuar Walter Mazzarrit”, ka njoftuar Torino në një komunikatë për media. /Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart