Zyrtare: Ramsey është i Juventusit


11/02/2019

28-vjeçari do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në korrik të vitit 2019, menjëherë pasi t’i skadojë kontrata me Arsenalin, më 30 qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga Juventusi përmes faqes zyrtare, transmeton Gazeta Express.

Juve gjithashtu ka treguar se Ramsey ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë atë te klubi nga Torino deri më 2023.

Ramsey është transferuar te klubi nga Serie A me parametra zero, por si rezultat i regjistrimit të lojtarit, Juventusi vetëm do të paguajë 3.7 milionë euro, pagesë që do të bëhet deri më 10 korrik.

Ramsey ka luajtur 259 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar 61 gola. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart