Zyrtare: Mesfushori i Kosovës bëhet me klub të ri


11/02/2019

Mesfushori i ekipit kombëtar të Kosovës, Herolind Shala ishte lojtar i lirë pasi refuzoi ta vazhdonte kontratën me klubin nga niveli i dytë i futbollit norvegjez, Start dhe tani ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Valerenga, nivelin e parë të futbollit norvegjez, raporton Gazeta Express.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Valerengan të hënën.

Shala ka thënë se është pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët në seancën e parë stërvitore të hënën. Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Norvegjisë për të rinj, tani përfaqësues i Kosovës, është optimist dhe ka ambicie për të fituar tituj me Valerengan.

“Valerenga është klub i madh dhe ka ambicie, siç kam edhe unë. Dua t’i ndihmoj klubit të fitojë diçka, dhe besoj se mund t’ia dalim”, ka thënë Shala. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart