OFL i kërkon burimin e pasurisë dy ‘të fortëve’ nga Durrësi e Elbasani - Gazeta Express
string(68) "ofl-i-kerkon-burimin-e-pasurise-dy-te-forteve-nga-durresi-e-elbasani"

OFL i kërkon burimin e pasurisë dy ‘të fortëve’ nga Durrësi e Elbasani

Gazeta Express

25/02/2020 14:00

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar deklarimin e burimit të pasurive për dy shtetas të tjerë këtë të martë.

Fjala është për shtetasit Kreshnik Budlla nga Durrësit si dhe për Fatjon Lazen nga Elbasani.

Lexo Edhe:

Kreshnik Budlla rezulton të jetë i dënuar në Spanjë për veprën e trafikut të drogës. Ai ka përdorur rreth 10 identitete të ndryshme dhe është akuzuar nga drejtësia edhe për një sërë vjedhjesh në shtetin italian. Ndërsa Fatjon Laze është vëllai i Arben Lazes, pronar i klubit të Elbasanit. Emri i këtij të fundit u përfol në media disa muaj më parë, fill pas kapjes së një sasie të konsiderueshme kokaine në Brazil. Pakot e kokainës mbanin pikërisht stemën e klubit të Elbasanit dhe në atë kohë pati dhe një reagim nga ana e Arben Lazes, i cili mohoi përfshirjen.

Ndërkohë vëllai i tij Fatjon Laze, për të cilin OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë, rezulton të jetë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I OFL:

OFL, 25 shkurt Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. B., banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike.

– F. L., banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.