Zyrtare: Ja sa ndeshje do të mungojë Bartra, pas sulmit me bombë ndaj Dortmundit

13/04/2017 16:26

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos nuk u zhvillua të martën, ajo u shty për ditën e mërkure, pas një sulmi ndaj autobusit që ishte duke transportuar për në stadium lojtarët e ekipit gjerman.

Nga shpërthimi i një bombe kishte mbetur i plagosur mbrojtësi spanjoll i Dortmundit, Marc Bartra, i cili do të mungojë së paku një muaj pas operacionit që kreu. Këtë e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel.

“Marc Bartra pritet të mungojë 4 javë. Po të ishte në dorën e tij, ai do të luante që këtë vikend”, tha Tuchel, duke konfirmuar dëshirën e lojtarit për të qenë këto momente me bashkëlojtarët. /Express/