​Zyrtare: Afrim Toverlani trajner i ri i Trepçës ‘89 - Gazeta Express

​Zyrtare: Afrim Toverlani trajner i ri i Trepçës ‘89

23/03/2015 14:07

Trepça ’89 nuk ka vonuar dhe ashtu siç pritej ka emëruar në postin e trajnerit, Afrim Tovërlanin.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vet trajneri Afrim Toverlani.

“Kam arritur marrëveshje me Trepçën ‘89. Marrëveshja është deri në qershor, më pas do të ulemi dhe do të bisedojmë për mundësinë e vazhdimit”, tha Toverlani për Express. 

Tovërlani zëvendëson Fahredin Durakun e shkarkuar mbrëmë pas humbjes 4:2 nga Hajvalia.