Ylli i Zvicrës mbron Xhakën dhe Shaqirin: Serbia i provokoi para ndeshjes


23/06/2018

Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, ka mbrojtur shokët e skuadrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimin me shqiponjë pas golave në fitoren 2-1 kundër Serbisë.

“Kemi pasur shumë presion, nuk ishte aspak ndeshje e lehtë”, tha Lichtsteiner për Goal.

“Kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte ndeshje e vështirë, sidomos për ta”.

“Festimi i golave? Ishte bukur, pse jo? Kjo është historia e tyre”, tha mbrojtësi. “Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë. Kam folur me babain e njërit prej lojtarëve tanë që është shqiptar dhe më ka treguar për këtë histori. Kjo është më shumë se futboll, është më shumë se futboll sepse lufta u ka krijuar atyre shumë probleme”, shtoi ai.

“I kuptoj ata. Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes nga Serbia. Kështu që mendoj se është normale”, shtoi mes tjerash Lichtsteiner. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart