​Ylli i Man Unitedit: Nuk kemi vetëbesim


06/12/2018

Matici luajti në ndeshjen e mbrëmshme kundër Arsenalit qysh nga minuta e parë. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-2, pasi skuadra e Mourinhos arriti ta barazojë rezultatin dy herë, transmeton Gazeta Express.

Një gabim i David de Geas bëri që Shkodran Mustafi ta kalojë në epërsi Arsenalin në minutën e 26-të, megjithatë rezultati u barazua përmes golit të shënuar nga Anthony Martial. Pastaj, në minutën e 68-të, Alexandre Lacazette arriti ta shfrytëzojë një gabim të Marcos Rojo për të kaluar përsëri në epërsi. Rezultati u barazua vetëm një minutë më vonë, kur për Unitedit shënoi Jesse Lingard.

“Që të dy ekipet sulmuan. Ishte një ndeshje e mrekullueshme për tifozët, por mendova se ata e merituan një pikë. Të gjithë e dinë se nuk kemi shumë vetëbesim, por duhet të luftojmë kështu në çdo ndeshje”, ka thënë Matic.

“Të gjithë jemi të gatshëm të luajmë kudo që trajneri kërkon. Të gjithë e dimë se nuk jemi në formë të mirë dhe të gjithë janë duke e dhënë maksimumin për ta tejkaluar këtë”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart