Ylli i Man Cityt: Shpresojmë se Man Unitedi do të na bëjë një nder kundër Liverpoolit


12/02/2019

Mesfushori portugez i Manchester Cityt shpreson se Liverpooli do të humbasë pikë kundër Manchester Unitedit, mirëpo insiston se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të përqendruar te ndeshjet e tyre, transmeton Gazeta Express.

Manchester City ka për momentin baras pikë me Liverpoolin, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Në xhiron e fundit, Manchester City e mposhti Chelsean me rezultat 6:0, mirëpo nuk do të luajë në këtë garë deri më 27 shkurt kundër West Hamit.

Në anën tjetër, Liverpooli do të ndeshet me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve para ndeshjes kundër Manchester Unitedit më 24 shkurt, një ditë kur Silva shpreson se rivali i qytetit do t’ia japë një ndihmë të madhe në garën për titull.

“Natyrisht, është më mirë nëse Liverpooli humbet pikë. Por, mendoj se të gjithë, jo vetëm trajneri dhe lojtarët, por të gjithë ne kemi qenë të përqendruar në punën tonë”, ka thënë Silva kur u pyet nëse ata po prisnin një nder nga “Djajtë e kuq”.

“Nëse ne nuk i fitojmë ndeshjet tona, nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë ata, kështu që kjo është gjëja më e rëndësishme për ne, për momentin”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart