Ylli i Kosovës: Mezi e pres sfidën e nesërme


11/01/2019

Swansea udhëton të shtunën drejt Deepdale për t’u përballur me Prestonin në një ndeshje derbi të skuadrave të mesit të tabelës në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Kosovës u duk në disponim shumë të mirë në stërvitjen e së premtes, një ditë para ndeshjes, dhe entuziazmin e tij për ndeshjen ndaj Prestonit e shfaqi edhe përmes një postimi në llogarinë e vet në Instagram. 

22-vjeçari shkroi se mezi e pret ndeshjen e nesërme.  Swanesa renditet në vendin e 12-të në Championship momentalisht, dhe një fitore nesër, do ta ngriste në vendin e nëntë. 

View this post on Instagram

Preston away tomorrow. Can’t wait ???? #yjb
A post shared by Bersant Celina (@bersantcelina) on

Në 26 ndeshje deri tani në Championship, Celina ka luajtur në 23 prej tyre, 21 herë si titullar dhe dy herë tjetër si zëvendësues. 

Ai i ka shënuar katër gola dhe i ka bërë tri asistime në këto 23 ndeshje. 

Mesfushori atakues nga Prizreni kaloi nga Manchester City në Swansea City në korrik të vitit 2018 për rreth 3 milionë euro. /Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart