Xhaka: Ky është objektivi i Zvicrës në Euro 2016


08/06/2016

Ylli i Zvicrës, Granit Xhaka pret që ekipi helvetik të ketë një Kampionat evropian pozitiv. Mesfushori prishtinas thotë se kualifikimi në çerekfinale të Euro 2016 është objektivi minimal i zviceranëve.

“Për mua kualifikimi në çerekfinale të Europianit është objektivi minimal që duhet të arrijë Zvicra. Edhe gjatë Kupës së Botës që u zhvillua në Brazil treguam nivel të lartë dhe u eliminuam nga Argjentina vetëm pas kohës shtesë dhe të mos harrojmë që Argjentina shkoi deri në finale.”, ka deklaruar Xhaka për Sport Bild.

Ndeshja e parë me Shqipërinë do të jetë shumë e veçantë për mesfushorin e Arsenalit, pasi do të ketë përballë vëllain e madh, Taulantin. 23-vjecari mundohet t’i fsheh emocionet, duke theksuar se nuk e ka problem faktin që do t’i duhet të mposhtë Taulantin.

“Dy-tre javët e para pas shortit, ishte shumë e veçante për ne. Të gjithë na pyesnin sesi do të mund të luajmë kundër njëri-tjetrit. Tani mendoj se të dy nuk e kemi problem, pra e kemi kaluar atë faze emocionuese.”, ka theksuar ai. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart