“United vjen për fitore”


08/11/2018

Gabriel Jesus pret që Manchester United të jenë një kundërshtar i fortë i radhës për Manchester City, derisa ata do të përballen në vikend në këtë derbi.

Sulmuesi i Brazili, Jesus ka vuajtur për formën më të mirë në këtë sezon por i është kthyer atyre pasi që ka shënuar het-trik kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

“Jo, fitorja kundër Shaktarit nuk është paralajmërim. Skuadra e jonë është duke luajtur në këtë formë, edhe pse ka rotacion”, tha ai për gazetarët pas ndeshjes me Shakhtarit.

“Të gjithë të cilët vinë në skuadër ndihmojnë që ajo të fiton. Mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë, sikurse të gjithë të tjerët”.

“Manchester United do të vijë me dëshirën që të fitojë, si vitin e kaluar. Topi është tek ne për të luajtur në formën tonë, ne jemi në shtëpi dhe neve na duhet fitorja”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart