​UEFA i refuzon planet e FIFA-s për Ligën e Kombeve


19/02/2019

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të tentojë ta realizojë këtë ide të tij edhe një herë tjetër, në takimin e muajit të ardhshëm, në Miami, pasi që ai dëshiron ta krijojë një shtesë nga Ligës së Kombeve të UEFA-s, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pas takimit që u mbajt sot mes presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferinin, dhe Këshillimit Strategjik të Futbollit Profesionist të Evropës, propozimi i Infantinos u hodh poshtë. Kjo gjë u bë e ditur përmes një deklaratë të lëshuar për media.

“Është e qartë që propozimet aktuale janë të papranueshme. Këshilli Strategjik i Futbollit Profesionist Evropian ka vendosur unanimisht që gara të reja mund të krijohen vetëm pas vitit 2024, pasi që deri atëherë janë të organizuara ndeshjet”, shkruhet në njoftimin e lëshuar.

“Për më tepër, të gjitha çështjet sportive dhe komerciale duhet të diskutohen dhe vendosen paraprakisht”.

Ky njoftim vjen pas lajmeve që UEFA i ka regjistruar në emër të saj emërtimet: “Liga e Kombeve”, “Liga e Kombeve Globale” dhe “Liga e Kombeve e Botës”. Këto regjistrime ajo i ka bërë të dhjetor në SHBA, ndërsa më herët i kishte bërë në Bashkimin Evropian. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart