Tuchel: Duhet të kemi kujdes nga Pogba


11/02/2019

Trajneri i Paris Saint Germainit, Thomas Tuchel, ka folur në konferencë për media para ndeshjes në Champions League me Manchester Unitedin.

Tuchel është i vetëdijshëm për vështirësitë që skuadra e tij do t’i hasë në “Old Trafford”, sidomos pas mungesave të Munier, Cavani e Neymar.

Ai ka lavdëruar Unitedin, teksa i paralajmëroi të tijtë për Pogban.

“Pogba është lojtar i shkëlqyer. Ai është lojtar i rëndësishëm, shumë vendimtar dhe i rrezikshëm në zonë”, u shpreh Tuchel.

“Manchester United është skuadër që shënon shumë. Do të jetë sfidë e madhe nesër në Old Trafford”.

“Por, mos harroni, kundër Liverpoolit kemi treguar se cfarë jemi në gjendje të bëjmë”, shtoi mes tjerash Tuchel. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart