Tottenhami me lehtësi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve


05/03/2019

Harry Kane shënoi golin e vetëm në triumfin e Tottenhamit 0:1 kundër Dortmundit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të martën në Signal Iduna Park, raporton Gazeta Express.

Gjiganti anglez pothuajse e kishte kryer punën në ndeshjen e parë në Londër, kur e kishte mundur 3:0.

Tottenhami është çerekfinalisti i dytë i këtij edicioni të Championsit, pas Ajaxit që e eliminoi kampionin në fuqi Reqal Madridin. /Gazeta Express/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart