Torreira në dyshim për ndeshjen kundër Evertonit


21/09/2018

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e largoi nga fusha Lucas Torreiran në fitoren 4-2 të Arsenalit kundër Vorsklas në Europa Ligë të enjten.

Torreira ende nuk ka startuar një ndeshje në Premier Ligë për Gunners, por ai ka impresionuar si zëvendësues dhe formën e tij e tregojë mbrëmë edhe në Emirates.

“Në çdo ndeshje që ne luajmë, unë jam përgjegjës për grupin dhe për Torreiran po ashtu. Mendoj se më mirë për të ishte të largohet nga ndeshja”, tha Emery, me Evertonin që do t’i vizitojë ata në Londër këtë të dielë.

“Shpresoj që nesër dhe të shtunën, ai të jetë gati për të dielën”. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart