Tallet Ibrahimovici: Tani edhe zyrtarisht mund të fillojë Kupa e Botës


14/06/2018

Ish sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer në rrjetet sociale me shakatë e tij të mrekullueshme.

Ibra, i cili nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës pasi nuk është ftuar nga Suedia, ndodhet në Rusi dhe ka bërë një foto me agjentin e tij, Mino Raiola, duke shkruar me shaka në Facebook: “Tani edhe zyrtarisht mund të fillojë Kupa e Botës”.

Nga ora 17:00 Botërori nisi me ndeshjen Rusia – Arabia Saudite, ku po fitojnë vendasit me rezultatin minimal 1-0. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart