Talenti kosovar i Dortmundit: Ëndërroj të luaj për Kosovën


20/12/2018

Hetemi deri më tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U16 dhe U15, ku gjithsej ka pesë paraqitje, shkruan Gazeta Express.

“Kam dy ëndrra, njëra është që të debutoj me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit dhe tjetra për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Hetemi.

Hetemi shënoi me skuadrën e Dortmundit U19 ndaj Monacos në javën e kaluar.

Në 17 paraqitjet e tij me klubin gjerman në këtë stinor ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 11 asistime. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart