Tahiri i zhgënjyer me atë që i ndodhi në Kampionatin Botëror “Are 2019”


11/02/2019

Në lëshimin e parë doli i 52-ti me kohë 1:12.02 sekonda, ndërsa në lëshimin e dytë doli nga shtegu.

Ai është i dëshpëruar me atë që i ndodhi, ndërsa thotë se është koha për të punuar dhe për të arritur rezultate edhe më pozitive në “Are 2019”.

“Fatkeqësisht nuk e përfundova garën e kombinimit alpik. Pata lëshim të mirë dhe provova të bëj sllallom të shpejtë, por dola nga shtegu. Jam i kënaqur me ecurinë në këtë kampionat kështu që tani të shohim çfarë mund të bëjmë tani në stërvitje”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Albini tani do të garojë në sllallom dhe sllallom të madh, ku synon të arrijë rezultate pozitive.

Tahiri është skitari i vetëm që e ka përfaqësuar vitin e kaluar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në pesë disiplina. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart