Sulmi ndaj autobusit të Dortmundit, 14 vite burg atentatorit


27/11/2018

Por sot, një vit e gjysmë më vonë nga ngjarja që shkaktoi panik, por fatmirësisht asnjë të vdekur, një gjykatë gjermane dënoi përgjegjësin kryesor.

Sergei Wenergold, 29-vjeçari që u deklarua fajtor për atentatin me bombë ndaj autobusit të Dortmundit, u dënua me 14 vite burg. Sipas prokurorëve në rajonin e Nordrhein-Westfalen, synimi i sulmit ishte që të goditej rëndë skuadra verdhezi, në mënyrë që ai të përfitonte më pas nga rënia drastike e aksioneve të Borussia Dortmundt.

Venergord kishte marrë borxh një shumë të majme, e kishte luajtur me to në aksionet e Borussias, duke parashikuar rënien e shpejtë.

Imazhet e Sergej Wenergold u mbajtën fillimisht të fshehta nga mediet, për shkak të ligjit të fortë të privatësisë në Gjermani, por shumë shpejt fotot e tij bënë xhiron e botës në internet.

Më 11 prill 2017, atentatori vendosi 3 bomba gjatë itinerarit që autobusi i skuadrës së futbollit kishte programuar të përshkonte deri në stadium, për ndeshjen ndaj Monacos. Futbollisti Bartra dhe një polic u lënduan në mënyrë serioze.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart