Strakosha rikthehet te Lazio: Të kënaqur me Inzaghin


18/07/2016

Që nga Auronzo Di Cadore ku skuadra kryeqytetase po zhvillon përgatitjet parasezonale, portieri shqiptar ka folur për “Lazio Style Channel”, duke vlerësuar 40 vjeçarin që aktualisht mban postin e trajnerit të përkohshëm te Lazio.

“Jemi të gjithë të kënaqur”, është shprehur Strakosha, “Japim gjithçka, është e rëndësishme që kam rigjetur mister Inzaghin, pasi njeh vlerat dhe difektet tona, e di se ku duhet punuar. Inzaghi mund të rikompaktësojë grupin, por në fushë na takon ne që të bëjmë shumë më tepër se sa sezonin e kaluar”, – ka deklaruar Strakosha, shkruan Super Sport.

Duket qartë se portieri i shpresave është kthyer me premisa të mëdha te Lazio, ndërsa shpjegon dhe eksperiencën 12 mujore në Serinë B me Salernitanën duke u shprehur:

“Seria B është një kampionat i vështirë, por të bën më të pjekur. Kur ikën nga Lazio has vështirësi, por ishte një vit që më rriti shumë. Vështirësitë e mia në Serinë B kishin të bënin me gjetjen e ritmit pasi është një kampionat ku ka më shumë fizicitet dhe më pak cilësi”. – ka deklaruar Strakosha, i cili e ka mbyllur intervistën me fjalët se të gjithë që janë aktualisht në grumbullim me skuadrën i kanë cilësitë për të qëndruar dhe secilit i duhet të tregojë në stërvitje se sa vlen”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart