Solskjaer frikëson PSG-në, ua kujton fitoren 7-1 ndaj Romës


11/02/2019

E mori skuadrën në një kohë shumë të keqe, por ka arritur ta rikthejë në zonën Champions, pas një mori fitoresh me radhë, që pak kush e besonte pas largimit të Jose Mourinhos.

Pasi i befasoi të gjithë në Premierligë dhe Kupa tjera, Ole Gunnar Solskjaer, është gati edhe për Champions League.

Pas dy muajsh pushim, rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve dhe gjithçka hapet me ndeshjen mes Unitedit e PSG-së, që do të zhvillohet në “Old Trafford” nga ora 21:00.

“Tifozët dhe lojtarët janë përqendruar te një natë e jashtëzakonshme që ‘Old Trafford’ do të ofrojë në një nga netët e kupave të Europës, të cilat kanë qenë gjithmonë speciale”, u shpreh Solskjaer.

“Dua vetëm që lojtarët e mi të përfshihen në lojë. Ndeshja ime e fundit ishte kur mundëm Romën 7-1. Ishte një natë tipike e ‘Old Trafford’”, shtoi ai.

Solskjaer shpreson që lojtarët e tij t’i shfrytëzojnë mungesat e PSG-së, pasi përveç Neymarit, besohet se edhe Verratti e Cavani nuk do të mund t’ia dalin. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart