Si i shpenzon paratë e tij Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë?


29/12/2018

 Me pagën prej disa dhjetra milionash dollarë, që i merr nga klubi Real Madrid, dhe të ardhurat marramendëse prej marketingut, ai ka në dispozicion një shumë të paimagjinueshme parash për të shpenzuar.

Mësoni në vijim se si i shpenzon Ronaldo paratë e tij – një shkrim ky i botuar në businessinsider.

Sipas revistës “Forbes”, Ronaldo ka fituar 88 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit – duke u bërë kështu sportisti më i paguar në botë.

Më shumë se një të tretën e kësaj shume, 32 milionë $, ai e ka fituar nga kontratat e marketingut që ka nënshkruar me kompanitë, Tag Heuer dhe Nike.

Në fakt, vetëm nga Nike ka fituar 13 milionë $.

Ai po ashtu reklamon produktet edhe të kompanive tjera si; Herbalife, Castrol, Samsung, dhe KFC.

Marrëveshjet e marketingut vetëm sa plotësojnë mega-kontratën që ai ka të nënshkruar me ekipin e Real Madridit, ku nga paga dhe bonuset fiton 50 milionë $ në vit.

Nëse vendos të braktisë Madridin, ekipi që do ta blinte atë do të duhej të paguante 1 miliardë $ dëmshpërblim.

Pra, ku i shpenzon ai paratë e tij? Një hobi i tij i pëlqyer janë makinat. Ronaldo nget Lamborghini Aventador, që kushton 300.000 dollarë.

Disa prej makinave tjera luksoze të tij janë, Bentley, Porsche dhe Mercedes.

Ronaldo jo gjithëherë ishte i kujdeshshëm me makinat e tij, pasi që në vitin 2009, në Manchester (ku dhe luante), ai kishte shkatërruar Ferrarin që kushtonte 320,000 $.

Ai jeton në lagjen ekskluzive të Madridit, La Finca, në një vilë që kushton 7.1 milionë dollarë, e projektuar nga arkitekti Joaquin Torres.

Dhe, kjo vilë është e mahnitshme.

Vërtetë e mahnitshme.

Kur flasim për patundshmëri, në vitin 2015 ishte raportuar se Ronaldo ka blerë një apartament në Manhattan të New Yorkut, në kullat Trump, për një shumë prej 18.5 milionë $.

Ai po ashtu është parë me një orë Jacob and Co. që kushton 160,000 dollarë – që është një përfitim nga kontrata e nënshkruar me këtë kompani.

Është raportuar po ashtu se Ronaldo kishte shpenzuar 29,000 dollarë për figurën e tij prej dylli, që ndodhet në korridorin e shtëpisë së tij.

Fama dhe pasuria kanë ndikuar që Ronaldo përherë të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Ai ishte në lidhje me Irina Shayk…

… modele e mahnitshme dhe aktore ruse.

Mirëpo, pas pesë vjetësh, ata u ndanë – në janar të vitit 2015.

Ronaldo është admirues i madh i modës.

Ai ndjehet rehatshëm në kostumet e shtrenjta mu siç ndjehet dhe në rrobat sportive.

Ai ishte model i Armanit, si dhe ka një linjë të të brendshmëve, të realizuar nga dizajneri Richard Chai.

Megjithatë, imixhi prej një djaloshi të bukur, jo gjithëherë ishte pritur mirë nga tifozët kundërsharë.

Ai nuk mërzitet për këtë fakt, ndërsa për gazetën “Guardian kishte deklaruar: “Mendoj se kjo ndodhë sepse jam i pasur, i pashëm, dhe lojtar i madh – ndërsa njerëzit janë ziliqarë. Nuk kam shpjegim tjetër”.

Ai ka shfaqur edhe anën e tij humane, siç janë lotët kur e kishte fituar Topin e Artë.

Ronaldo është angazhuar edhe në projekte humanitare, përfshirë këtu dhurimin e donacionit prej 165.000 dollarësh për Qendrën portugeze që lufton sëmundjen e kancerit, pastaj 83.000 dollarë për fondin e një djaloshi 10-vjeçar, që duhej të operonte trurin, përndryshe tifoz i tij.

Vazhdo kësisoj, Ronaldo.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart