Si e bindi Wengeri Xhakën të transferohet në Arsenal?


08/06/2016

Ylli kosovar, Granit Xhaka ka zbuluar Arsene Wenger e bindi që të largohet nga Borussia Monchengladbach dhe të transferohet në Arsenal.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka treguar se si strategu francez e ka bindur që t’i bashkohet skuadrës nga Premierliga.

“Ishte çmenduri për të folur me Wengerin. Ai është një legjendë për mua, ai ka qenë gjithmonë një legjendë në sytë e mi”, ka thënë Xhaka për Sport Bild.

“Dhe pastaj ndodhi një e papritur. Ai më mori në telefon dhe më tha se dëshiron të nënshkruajë me mua. Ai më tha që të vijë në Arsenal, nëse do të dëshiroja të kënaqesh duke luajtur futboll, mhe më tha se Arsenali është si një parajsë”, ka theksuar Xhaka.

Granit është i grumbulluar me përfaqësuesen e Zvicrës për Euro 2016. Ai së bashku me helvetikët ndeshjen e parë do ta luajnë të shtunën ndaj Kombëtares shqiptare. /Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart