Shpërblehet Vedat Muriqi pas dy golave në Turqi


10/03/2019

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën fantastike në Superligën e Turqisë, raporton gazeta Express.

Sulmuesi i Kosovës është në top formë para ndeshjeve të “Dardanëve” më 21 mars kundër Danimarkës dhe me 25 mars kundër Bullgarisë.

24-vjeçari ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 të Rizespor ndaj Kayserispor, e vlefshme për xhiron e 25 të Superligës turke.

Muriqi zhbllokoi rezultatin në këtë takim duke shënuar për 1-0 në minutën e 22’, kurse goli i dytë personal në këtë takim dhe të tretin për ekipin, e realizoi në minutën e 66’ nga penalltia.

Pas këtyre dy golave, Muriqi ka shkuar në kuotën e 10 finalizimeve këtë sezon – golashënuesi i pestë më i mirë në Turqi.

Për shkak të dy golave, Muriqi u vlerësuar si lojtari më i mirë në këtë takim, duke marrë notën më të lartë, 8.2. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart