Shkelzen Gashi shënon supergol nga gjuajtja e lirë


23/09/2018

Goli i tij erdhi në minutën e 26’ nga gjuajtja e lirë, pasi që portieri kundërshtar ende nuk ishte i gatshëm, mirëpo goditje e Gashit ishte e shpejtë dhe precize, shkruan Gazeta Express.

Në fund goli i tij nuk ishte i vlefshëm, pasi skuadra e tij pësoi humbje nga Columbus Crew me rezultatin 2-1. Skuadra e Shkelzenit ishte me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq që e mori Deklan Wynne.

Gashi u transferua te klubi amerikan në vitin 2016 nga Baseli, dhe deri më tani i ka 64 paraqitje, 13 gola dhe 6 asistime. /Gazeta Express/ 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart