Shkaktar i lëndimit të shpinës së Ozil është varësia në videolojën Fortnite


07/12/2018

Unai Emery ka thënë se Ozil është duke punuar shumë për t’u rikthyer nga lëndimi, mirëpo ai është akuzuar nga të tjerët se qëndrimi i tij me orë të tëra para videolojës Fortnite ka ndikuar në këtë lëndim, transmeton Gazeta Express.

Sipas një raporti të Daily Star, Ozili i ka luajtur plot 5,221 lojëra të Fortinite, që i bie pesë orë për çdo ditë.

Ndërkoha gazeta gjermane Bild e ka konsultuar një ekspert mjekësor, i cili ka thënë se vërtetë kjo varësi në videolojën mund të shkaktojë dhimbje në shpinën e lojtarit. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart