Sarri: Chelsea ka probleme


07/12/2018

Pas 12 ndeshjeve pa humbje në fillim të këtij stinori, Chelsea ka fituar vetëm një herë në katër ndeshjet e fundit, duke humbur nga Tottenhami dhe Wolves, dhe barazimit ndaj Evertonit, transmeton Gazeta Express.

“Kemi një problem për ta menaxhuar ndeshjen për momentin”, ka thënë italiani për media.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë për 55 ose 60 minuta mirëpo në fillim të vështirësive ne humbëm përqendrimin”.

Chelsea aktualisht është në pozitën e katër me 31 pikë, 10 pikë më pak se Manchester City në krye të tabelës. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart