Sadiku e refuzon ftesën e Shqipërisë, e do vetëm Kosovën


09/11/2018

Shqipëria ka vazhduar me rrëmbimin e lojtarëve shqiptarë te Kosovës edhe gjatë muajit nëntor, ku Panucci kishte ftuar në listë Ardian Ismajlaj dhe Loret Sadikun.

Derisa, Ardian Ismajlaj e ka pranuar ftesën e Panuccit, kështu nuk ka ndodhur me Loret Sadikun.

Pavarësisht ftesës së Panuccit për të luajtur për Shqipërinë, lojtari i Kasimpasa Loret Sadiku ka refuzuar që të udhëtojë në Tiranë për t’u përballur me Skocinë, pasi që ai dëshiron të luajë për Kosovën.

Më parë, Sadiku ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Suedisë, ai ka luajtur me Shqipërinë para se Kosova të bëhet anëtare e UEFA’së.

Pasi që Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht ishte e pamundur  që Sadiku të luaj për Kosovën, kurse tani  FFK duhet të konsultohet ligjërisht në FIFA për Sadikun.

Në anën tjetër gazeta Panorama, ka shkruar pak më parë që Kaçe do të jetë zëvendësimi për Sadikun në Kombëtaren shqiptare. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart